Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dojna Mema flet për herë të parë se si po e përballon humbjen e të atit
Në dhjetor, moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Dojna Mema, humbi babain e saj në një moshë shumë të re. Këtë lajm, Doja e dha vetë në një postim në Instagram përmes një video shumë emocionuese me momentet më të bukura me të.
Për hir të babait të saj, Dojna qëndroi e fortë dhe kështu u duk edhe në daljet e saj të përjavshme në emisionin "Pop Culture". Por si ja del mbanë Dojna të jetë kaq e fortë?
Këtë përgjigje moderatorja e ka dhënë vetë përmes një postimi në Instastory:
“Ndonjëherë nuk ke luksin të jesh i dobët dhe gjen brenda vetes të gjithë forcën e botës për të vazhduar përpara. Thonë se gjithçka ndodh për një arsye dhe ndoshta një ditë do ta shoh qartë edhe unë. Deri atëherë mundohem të përqëndrohem tek bekimet që më ka dhënë jeta.”- është shprehur Dojna.