Flash News

KRYESORE

Dokle nuk ka besim te qeveria e Ramës, as te bashkia e PD-së, kerkesë diku tjetër...

Dokle nuk ka besim te qeveria e Ramës, as te bashkia e PD-së,

Ish-deputeti Namik Dokle, që tashmë, pas 27 vjetësh, nuk do të jetë më mes deputetëve të PS-së, ka një kërkesë publike. Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Dokle, i cili ishte gjatë inaugurimit të rrugës që lidh Kukësin dhe Kosovën, nuk i kurseu falënderimet. Mes të tjerash ai i kërkoi dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit nëse do të kryejnë aq mirë punimet për aksin në fjalë sa kolegët e tyre kosovar. Ai nuk ka më besim as tek shteti, qeveria socialiste e Ramës, as tek pushteti lokal i PD-së. Ndaj kërkesën e adreson gjetkë, sepse vetëm aty e shikon shpëtimin. Ja mesazhi i Dokles:

Eshte fjala per rrugen qe lidh fshatin Borje te Kukesit me Kosoven. Dje u inaugurua pjesa andej kufirit, kendej akoma jo…Kur?!

Falenderimet jane per qeverine e Kosoves dhe posacerisht per ministrin Lutfi Zharku dhe kryetarin e komunes Dragash Salim Jenuzi qe mbajten fjalen e dhene borjaneve.

Falenderoj ambasadorin tone ne Prishtine, Qemal Minxhozi per interesimin e vazhdueshem qe kjo rruge te behej.

Falenderoj firmen kosovare Renault-Tahiri per punen shume cilesore.Standarti i kesaj rruge te vogel, ashtu si edhe vazhdimi i rruges se kombit ne Kosove, krahasuar me pjesen e Shqiperise, tregojne se per infrastrukturen e rrugeve, Kosova eshte me afer Europes.

Dhe kerkesa? Eshte per Fondin Shqiptar te Zhvillimit: A do ta beni edhe ju po aq mire sa koleget kosovare, pjesen kendej, nga kufiri deri ne Borje?!”

Të fundit