Flash News

KRYESORE

DokuFest “pushton” sonte Sheshin Skëndërbej

DokuFest “pushton” sonte Sheshin Skëndërbej

Tirana sonte do të mbërthehet nën magjinë e DokuFest , një ndër eventet më të rëndësishme të kinemasë ballkanike. Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Sheshin Skëndërbej, do të shfaqet një përzgjedhje e filmave nga programi i këtij edicioni. Pritet që sipari i DokuFest në kryqytet të startojë me filmin e regjisorit të ri shqiptarë Leart Rama “Stacion”. Një film që na jep një panoramë të maleve të larta të Liqenit të Fierzës, në dy anët e saj dhe në mes një anije e vogël që prish qetësinë therëse të kësaj pjese të vogël të botës. Për të vijuar më tej me produktet kinematografike të regjisorëve britanik, amerikan, irlandez, gjerman, meksikan dhe iranian. Siç janë:

 “The girl chewing Gum” nga regjisori John Smith.

“Project X” nga Laura Poitras & Henrik Moltke.

 “Balloonfest” me regji të Nathan Truesdell.

“The External World” nga David O’Reilly.

”Best of luck with the wall” me regji të Josh Begley.

“Lunch time” regjia Alireza Ghasemi.

 Këto janë filmat të cilët DokuFest do të shpalos sonte në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Të fundit