Flash News

KRYESORE

Dokumentar mbi jetën e Rihanna-s, regjisori Berg: Pa filtra!

Dokumentar mbi jetën e Rihanna-s, regjisori Berg: Pa filtra!

Është folur prej kohësh për një dokumentar mbi jetën e këngëtares Rihanna. Regjisori Peter Berg bën me dije se dokumentari do të publikohet brenda disa muajsh.Ai tregon për Slash Film se dokumentari do të vijë brenda dy muajsh.

“Unë mendoj se ajo është një grua e re e jashtëzakonshme. Etika e punës, talenti, fati, shkathtësia, vizioni. Rihana është një grua me të vërtetë interesante dhe filmi do vijë për rreth një muaj e gjysmë, dy muaj,”- u shpreh regjisori.

Berg ka zbuluar se dokumentari do të siguronte një ‘pamje pa filtër’ të jetës së Rihannës dhe se si ajo arriti të bëhej një ikonë globale.

Linku origjinal këtu

 

Të fundit