Flash News

KRYESORE

Dokumentari i Michelle Obama-s do të jepet së shpejti në Netflix

Dokumentari i Michelle Obama-s do të jepet së shpejti në Netflix

Netflix ka dhënë lajmin se dokumentari për ish-Zonjën e Parë të Amerikës, Michelle Obama, do të dalë në këtë platformën në datën 6 maj – pas disa ditësh.

“Becoming - First Look” është një dokumentar që rrëfen jetën e ish-Zonjës së Parë të Amerikës, jo vetëm në një nivel personal por edhe për vendin për të cilin ajo dhe burri i saj kanë dhënë një ndikim shumë të madh gjatë kohës që jetonin në Shtëpinë e Bardhë.

Ky dokumentar vjen nën drejtimin e Nadia Hallgren e cla ëshë shprehur duke thënë se:

“Unë synoja të bëja një film në lidhje me përvojën e saj të tanishme – ku ajo është në këtë moment dhe mënyrën se si po reflekton në tërësinë e jetës së saj, jo vetëm vitet e saj në Shtëpinë e Bardhë.”

Të fundit