Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Dokumentet/ Deputeti i PD: Po ndërtohet digë në kanionin e Holtës, pa konsultim publik
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar në “Facebook” dokumentet e firmosura nga kryeministri Rama dhe ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, ku miratohet ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës, në bashkinë Gramsh.
Boçi shprehet se ndërtimi i kësaj dige në një ndër bukuritë më të mëdha të natyrës shqiptare, ka revoltuar komunitetin e kësaj zone. Deputeti thekson se vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik.
Postimi i plotë:
ALARMI QË VJEN NGA HOLTA
Ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës në bashkinë Gramsh, një ndër bukuritë epike të natyrës shqiptare, ka revoltuar komunitetin e kësaj zone.
“Dhuratën” ia ka bërë peshqesh Gramshit, deputeti dikur i zonës, ministri i sotëm Damian Gjiknuri, i cili dikur premtonte që do ta kthente zonën, për shkak të bukurisë së rrallë natyrore, në destinacion turistik!?
Sot ai po ekzekuton me një firmë të vogël, për interesa të ulta financiare atë që Zoti ja ka falë Gramshit me zemër të madhe.
Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik. Përpos turp, një vendim i tillë vjen era klientelizëm e korrupsion. Ai është i papranueshëm dhe duhet të anullohet.