Flash News

KRYESORE

“Dokumentet e Presidentit janë tronditës”, Gazment Bardhi: Një tjetër akt që zhbën reformën

Pas konferencës së gjatë për shtyp të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili tregoi të gjithë dokumentacionin që sipas tij tregon qartë se si mazhoranca po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese, ka reaguar ashpër edhe Partia Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se vërtetohet tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumente zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetuese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë”, shkruan në rrjete4t sociale Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së thotë se dokumentet e bëra publike janë tronditëse dhe zhbëjnë reformën në drejtësi.  “Dokumentet e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend”, përfundon Bardhi.

Të fundit