Flash News

KRYESORE

Dokumentet e publikuara nga Presidenti, LSI: Prova ulëritëse të rrëmbimit të shtetit nga banditët e qeverisë

Dokumentet e publikuara nga Presidenti, LSI: Prova ulëritëse të

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i cilëson dokumentet e publikuara nga Presidenti i Republikës Ilir Meta,  si prova të rrëmbimit të shtetit nga bandat e qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se këto dokumente janë fakte monstruoze që ulërijnë për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ngre disa pyetje: Ku është prokuroria dhe policia??? Ku janë fshehur? Ku është SPAK?

“Fakte monstruoze që ulërijnë për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese nga rilindja! (Dokumente)

Dokumentet e publikuara nga presidenti janë një dëshmi shumë e rëndë e kapjes monstruoze të shtetit si kurrë ndonjëherë në këto tridhjete vite pluralizëm.

Ku është prokuroria dhe policia???

Ku janë fshehur?

Ku është SPAK?

Apo po kërkon se ku do ta degdisë dosjen.

Apo presin urdhrat e Edi Ramës.

Apo po kërkojnë ndonjë fshatar ta arrestojnë se ka bërë ndonjë mur pa leje dhe ta japin në 20 televizione dhe 200 portale sikur zunë armikun e shekullit.

Ndërsa horrave në parlament e ministri të drejtësisë, që e shndërruan shtetin në mafie ju bëjnë fresk dhe u fërkojnë kurrizin”, shkruan Vasili.

Të fundit