Flash News

KRYESORE

“Dokumentet janë kontradiktore”, Bujar Sheshi kallëzon Autoritetin e Dosjeve

“Dokumentet janë kontradiktore”, Bujar Sheshi kallëzon

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi ka kallëzuar në prokurori Autoritetin e Dosjeve.

Një ditë më parë, Autoriteti i Dosjeve konfirmoi se është ndeshur me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për Bujar Sheshin, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të Sheshit në moshë të mitur. Reagimi erdhi pasi Sheshi akuzoi politikën se po i ushtron presion mafioz, duke e etiketuar atë si “ish-sigurims”.

Ndërkohë, sot Sheshi kallëzoi në prokurori anëtarët e AIDSSH për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentesh’.

Pjesë nga deklarata e AIDSSH

Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi)”, sqaron Autoriteti i Dosjeve.

“Për sa i takon deklaratave apo insinuatave të krijuara nga mediat apo përfaqësues të partive politike, deklarojmë me bindje se vonesa në përgjigjen e Autoritetit për Prokurorinë e Përgjithshme, kurrsesi nuk është e lidhur në mënyrë absolute me qëllim zvarritjen e këtij procesi, por ajo ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me argumentet e sipërcituara dhe me nevojën për nivel sa më të lartë ligjshmërie dhe standard transparence.

 

 

Të fundit