Flash News

KRYESORE

Dokumenti/ Dhuna ndaj qytetarëve, PD kallëzon penalisht Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake

Dokumenti/ Dhuna ndaj qytetarëve, PD kallëzon penalisht Policinë

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurori kallëzimim penal për Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, duke kërkuar marrjen e masave për sjelljen e tyre brutale, joligjore e johumane gjatë të gjithë periudhës kohore të gjashtë muajve të fundit, por veçanërisht gjatë mëngjesit të 9 prillit ku fëmijë, gra e të moshuar u dhunuan barbarisht në gjumë nga shteti që duhet t’i mbrojë.

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se një i moshuar 76-vjecar u operua në kokë, dy zonja janë me gjymtyrë të thyera, gra e vajza në komisariat e një fëmijë vetëm 5 vjec përfundoi më komisariat.

“Kjo sjellje kriminale e policisë duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore dhe urdhëruesit nga Kryetari i Bashkisë, Ministri i Brendshëm deri te Kryeministri duhet të vihen para drejtësisë. Këto sjellje prej banditësh të policisë që dhunën e ka për qytetarët dhe jo për krimin duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë bashkë me bandën në pushtet.

Sa kohë që të vazhdojnë për aq kohë qytetarët jo vetëm nuk do të jenë të mbrojtur por do të gjenden nën dhunën e shtetit policor sic ndodhi sërisht sot.

Shteti si hajdut shkoi në te gdhirë e dhunoi gra e fëmijë, largoi median e zaptoi banesat. Kjo sjellje duhet të marrë fund. Kjo sjellje prej pushtuesi e arroganti ndaj të dobtëve e te pambrojturve duhet te përfundojë”, shton Tabaku.

Të fundit