Flash News

KRYESORE

Dokumenti, ja si sigurohen pjesëmarrësit në aktivitetet e Ramës

Këtë fundjavë qeveria do të mblidhet në Berat. Krahas mbledhjes së Këshillit të Ministrave janë parashikuar të mbahen edhe një sërë aktivitete ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama.

Në një prej këtyre aktiviteteve, ku do të jetë edhe Rama, sipas dokumentit të mëposhtëm të kryeministrisë, kërkohet që të jenë të pranishëm 150 persona.

Për të mbushur sallën, të gjitha ministrive u kërkohet që të sigurojnë pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve të varësisë. Prefektit i është lënë detyrë të organizojnë përfaqësuesit lokalë që do të marrin pjesë në takimin në fjalë ndërsa drejtuesit politik të qarkut, Blendi Klosi, i është ngarkuar si detyrë që të plotësojë ‘vendet që mbeten bosh’ me qytetarë.

Dokumenti është publikuar nga gazetarja Esiona Konomi.

Të fundit