Dokumenti origjinal/ 1967,Leka Zogu i dhuroi një elefant Ronald Reagan

Kjo është një letër e vitit 1967 dhe është shkruar për Mbretin Leka Zogu. Është e nënshkruar nga Ronald Reagan i cili 14 vjet më pas u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Letra e 27 nëntorit të 67’ës është një falënderim për elefantin, të cilin atëherë Guvernatori i Kalifornisë e kishte pranuar nga Leka Zogu, mbreti i shqiptarëve. Letra është publikuar në Facebook nga gazetari Bajram Mjeku.

“Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Leka.

I dashur Leka,

Elefanti ka mbërritur i sigurt dhe është komfort në shtëpinë e re. Nuk mund t’ua përshkruajmë se sa mirënjohës jeni unë dhe Nancy dhe nuk mund t’ua përshkruaj emocionet e djalit tonë Skipper’s.

Sërish faleminderit dhe përshëndetje të përzemërta për Ju.

Sinqerisht,

Ronald Regan”, thuhet në letër.

Shkrimi i plotë i Mjekut në Facebook:

Kur Mbreti Shqiptar i dhuroi një elefant Presidentit amerikan

Në nëntor të vitit 1967, Mbreti i Shqiptarëve, Lartmadhëria e Tij, Leka Zogu derisa jetonte në Spanjë i dhuroi një elefant Guvernatorit të Kalifornisë dhe presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Regan. Ky i fundit, përmes një letre më 27 nëntor të këtij viti e falënderoi Mbretin Shqiptar për dhuratën në të cilën thuhet:

Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Leka.

I dashur Leka,

Elefanti ka mbërritur i sigurt dhe është komfort në shtëpinë e re. Nuk mund t’ua përshkruajmë se sa mirënjohës jeni unë dhe Nancy dhe nuk mund t’ua përshkruaj emocionet e djalit tonë Skipper’s.

Sërish faleminderit dhe përshëndetje të përzemërta për Ju.

Sinqerisht,

Ronald Regan.

P.S. Letrën e Presidentit amerikan më ka siguruar miku im, Arben Haxhijaha i cili tash disa vjet jeton në Londër.