Flash News

KRYESORE

Dokumenti që tregon arsyen pse Leka Bungo mbështet shembjen e Teatrit

Kryeministri Edi Rama, në përpjekje për të mbrojtur kauzën e shembjes së Teatrit Kombëtar, ka renditur edhe regjisorin Leka Bungo pro shembjes së godinës, në një dalje televizive.

Bungo këto vitë është njohur gjërësisht për qëndrimet e tij pro kryeministrit dhe qeverisë socialiste. Njëkohësisht, ai është babai i Genta Tafa Bungo, kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, një ndër hallkat më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

Por përpos kësaj, siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtëm, Bungo ka marrë një tjetër “shpërblim” nga kryeministri Edi Rama. Në fund të vitit 2014, me një VKM të posaçme, Rama do ti jepte regjisorit në fjalë, babait të kryetares së KPK-së, pension të posaçëm shtetëror.

Në 6 vite të qeverisjes së tij, Edi Rama i ka bërë dy dhurata të mëdha Leka Bungos, ndaj dhe shpërblimi i tij, duke dalë krah tij pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, është më e pakta që mund të bënte ai dhe përmes tij, edhe vajza e tij.

 

 

Të fundit