Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Dokumenti që tregon se drejtësia ka vdekur”, ish-ministri reagon pas fjalës së Lu-së
Pas fjalës së ambasadorit amerikan Donald Lu për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ka reaguar edhe ish-ministri Ylli Manjani.
Manjani ka publikuar një dokument në të cilin bazohet duke u shprehur se reforma në drejtësi ka vdekur pa u nisur ende.
Ndërkohë më herët Lu u shpreh se nuk ka vdekur drejtësia por mundësia e politikanëve për ta kapur dhe manipuluar atë.
“Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje! Nuk ka emra për KLP, pa të cilën ska as Prokuror të Përgjithshëm! Ka qenë insistimi i ambasadorëve që të kishim “shoqërinë civile”, të përfshirë. Ja rezultati! Të tjerat janë pallavra”, është shprehur Manjani.