Flash News

KRYESORE

Dokumenti i zhvarrimit të parë/ Sa eshtra greke u gjetën në Dragot më 1985?

Zhvarrimet e të rënëve grekë në Dragot nuk bëhen për herë të parë.

Në fakt, sipas një dokumenti të publikuar nga studiuesi Kastriot dervishi, rezulton se një zhvarrim i parë është bërtë më 1985-n, nga qeveria komuniste.

Në dokument del se nga Komiteti Qendror më pas u kërkua që punimet të ndërpriteshin.

Dervishi Shrkuan:

“Sot u kryen në Dragot të Tepelenës gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941, në pjesën e territorit të shqiptar. Për të vënë në dukje se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, po rikujtoj procesin e parë, referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë. Sipas këtij dokumentacioni, më 5-14 shtator 1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa (në të cilat nuk u gjetën eshtra)”.

Pra sipas dokumentit të qeverisë komuniste, vetëm 674 varre u gjetën me eshtra.

Megjithatë, ështrat e zbuluara sot me mbishkrimin në italisht “Greco”, kanë ngritur dyshime të mëdha nëse i përkasin ushtarëve italianë apo grekë, që ishin pjesë në betëjë.

 

Të fundit