Flash News

KRYESORE

Dolën për gjah, miqtë qëllojnë me armë punonjësin e pyjeve në Elbasan

Dolën për gjah, miqtë qëllojnë me armë

Një person ka mbetur i vdekur natën e mbrëmshme në Elbasan.

36-vjeçari, Ardi Bodurri kishte dalë për gjah në fshatin Mjekës, por është qëlluar për vdekje nga shokët që e shoqëronin.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se viktima, punonjës i shërbimit pyjor në Elbasan, është qëlluar aksidentalisht me një plumb në kokë nga gjuetarët e tjerë.

Deri tani, policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, që mendohet se është autori i vrasjes nga pakujdesia.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa humbi jetën rrugës për në spital.

Të fundit