Flash News

KRYESORE

Doli garant për hapjen e negociatave, Spartak Ngjela hesht pas vendimit të BE-së

Para vendimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, avokati Spartak Ngjela doli garant për hapjen e negociatave. Në një analizë të publikuar më 9 qershor, Ngjela theksonte se vota e vendeve anëtare do të ishte unanimisht pro Shqipërisë, pasi përndryshe do të cënonin raportet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Cila është arsyeja politike që e garanton hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian?

Kurrë nuk duhet menduar se garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian do të votojnë për Shqipërinë më 28 qershor, do të gjendet në situatën e brendshme të Shqipërisë. Në këtë rast kjo nuk ka lidhje fare me këtë situatë. Garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian në mënyrë unanime do të votojnë më 28 qershor për çeljen e negociatave me Shqipërinë, është te politika aktuale anerikane për Ballkanin Perëndimor, prandaj vota e tyre, politikisht, nuk do të hidhet pro apo kundër Shqipërisë. Kështu siç ka ardhur situata, vota e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, politikisht, kuptohet që do të jetë një votë pro ose kundër Shteteve të Bashkuara Amerikës. Domethënë është e kuptueshme që do të jetë pro, sepse, natyrshëm, që të gjitha vendet e BE-së do të jenë pro Amerikës. Gjithçka është e sigurt, prandaj korrupsioni i lartë në Tiranë kot e ka që çirret dhe kot e ka që shpreson te vota kundër”, paralajmëronte i bindur Ngjela.

Tani më që vendimi u bë publik dhe qëndrimi i vendeve të BE-së është i qartë, avokati nuk ka publikuar më asnjë shkrim në rrjetet sociale teksa pritet të shihen se si do ta justifikojë blofin e tij.

Statusi i Ngjelës në 'Facebook' më 9 qershor:

Të fundit