Doli jashtë shtëpisë i infektuar me Covid, gjobitet futbollisti i kombëtares shqiptare

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Brescias, Emanuele Ndoj është gjobitur nga autoritetet policore italiane, për shkak se ka thyer rregullat e karaninës dhe është denoncuar për këtë veprim.

“Il Giornale di Brescia”, raporton se Ndoj së bashku me tre bashkëmoshatarë kanë qenë jashtë një bari dhe emri i tij dhe personave të tjerë ka qenë në listën e personave të infektuar me COVID-19.

Ata duhet të qëndronin të izoluar, por kanë dalë jashtë dhe veprimi i tyre është denoncuar te karabinierët.

Ndoj për këtë arsye nuk iu bashkua edhe kombëtares shqiptare për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë, kurse tani ia ka shtuar vetes telashet dhe duhet të përballet me ligjet e shtetit italian.