Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Kryeministri i Ukrainës Oleksiy Honcharuk njoftoi mëngjesin e së premtes se ka paraqitur dorëheqjen e tij.
Ky njoftim vjen pak ditë pasi Honcharuk u përgjua duke thënë se presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, nuk di asgjë për ekonominë.
"Për të hequr të gjitha dyshimet në lidhje me respektin dhe besimin tim tek presidenti, unë kam shkruar letrën time të dorëheqjes dhe ia kam dërguar M. Zelensky", shkroi Honcharuk në faqen e tij në Facebook.
Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se dorëheqja e tij është konfirmuar nga zyra presidenciale e Ukrainës. Honcharuk e mbajti postin e kryeministrit më pak se 6 muaj.