Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Doli në përgjime, të shkarkohet”, Gjiknuri replikë me Ralf Gjonin: Ofrohem si presidenti për vetë-zgjidhje
Deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar shkarkimin e Damian Gjiknurit, aktualisht kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, pasi u përfol në përgjimet e Bild, i akuzuar për shit-blerje votash.
Ralf Gjoni: Moralisht nuk shkon që ne si opozitë në sistemin e ri zgjedhor që ketë bashkëkryetar komisioni një person të lakuar në përgjime për shitblerje votash. Kthimin e dekretit e ka shqyrtuar Ulsi Manja, edhe emri yt u lakua. Moralisht ju si grup duhet të kërkoni llogari nga emrat që dolën në përgjimet e fundit.
Flasim për reformë në drejtësi dhe shpresojmë për reformë elektorale.
Reforma zgjedhore është kushti që u kemi vënë si opozitarë të pastër, të pa blerë e përlyer për të ecur me axhedën e integrimit.
Bëni sherr për Metën, por asnjë deklaratë për sistemin zgjedhor, është kërkesë e SHBA e BE që Shqipëria të kryejë reformën zgjedhore, në linjë me vullnetin e opozitës.
Replika e Gjiknurit: Nuk kisha ndërmend të flisja. Çdo opozitë për tu bërë e rëndësishme donte një armik. Këta këtu kanë dalë me “Damiani ik’. Në pushtet nuk të sjell ligjërimi, por vota. Nëse vjen PD në kom reformës zgjedhore, se dialogu nuk është vetëm për ju, ofrohem si presidenti për vetëzgjidhje, mos kini merak farë.