Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Doli në terren pa dorashka, Rama iu paraprin komentuesve: Që të mos më shkruani, se ju njoh mirë!
Kryeministri Edi Rama doli sot në terren për të inspektuar masat e vendosura nga qeveria për përhapjen e koronavirusit.
Kryeministri u shfaq në terren për inspektim në rrugën ‘Vasil Shanto’, shoqëruar nga drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, po ashtu edhe nga kamerat e ERTV-së.
Ai nuk ishte pajisur me doreza dhe maskë. Pas inspektimit, Rama ka publikuar disa nga fotot në Facebook, ku iu paraprin komenteve të qytetarëve që mund t’i bëjnë vërejtje për daljen pa mjetet mbrojtëse.
Rama thotë se mjetet mbrojtëse nuk janë për kalimtarët, por për të sëmurët.
Reagimi i Ramës
SOT NË DISA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE
🔴 PROBLEM PENSIONISTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË
🔴 RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM
*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s'ke dorashka😊
E e kemi përsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi...
Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur 👍