Flash News

KRYESORE

Dollapi: Tre mjetet personale që pata në momentin e dhunës nga policia

Dollapi: Tre mjetet personale që pata në momentin e dhunës nga

Sahit Dollapi, Sekretari Organizativ i PD-së, ka treguar se ka patur tre mjete personale në momentin që është dhunuar nga policia.

“Kam patur një kundragaz që ma morën me zor, një kapele që nuk e di ku ka ngelur, në mikrobus apo te spitali dhe një celular që e ka marrë policia”, tha Dollapi në një lidhje telefonike.

Më tej, i pyetur nga gazetari nëse e ka marrë celularin nga policia, Dollapi tha:

“Celularin që kam pasur e ka marrë policia dhe nuk më ka rëndë ndërmend me të, për shkak se nuk kam asgjë. Unë kam pasur problem anën shëndetësore. Jam dërguar më vonë për të bërë operacion”, tha ai.

Më tej u shpreh se ligjërisht do ndjek gjithë procedurën për dhunimin që i është bërë dhe se do që të zbatohet ligji.

 

Të fundit