Flash News

KRYESORE

“Dollapi u arrestua me urdhër nga lart, policia donte telefonin”

“Dollapi u arrestua me urdhër nga lart, policia donte

Dhuna ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi ishte kryefjala e opozitës në protestën e së hënës, pas asaj që ndodhi të shtunën.

Analisti Armand Shkullaku, në emisionin ‘Opinion’, deklaroi se arrestimi i tij është bërë me urdhër të veçantë për t’i marrë telefonin.

“Ai njeri aty ka qenë në punë të vetë. Nuk ka përplasje me policinë. Ai është identifikuar ky polici, ka pasur porosi të veçantë me radio për ta kapur. Janë interesuar t’i marrin telefonit. Gjëja e parë që bën është që fshin telefonin. Aty ka informacion për protestën, nuk ishte ndalim i rastësishëm. Kur godet policin politikani i vihen prangat arrestohet. Ajo që ma shton dyshimin është qëndrimi i ministrit dhe kryeministrit. Pse duket që ka qenë e planifikuar, nëse do kishim një përgjegjësi reale do kishte dy shkopinj gome dhe kaq”, deklaroi Shkullaku.

Dollapi nuk ishte i pranishëm në protestën e sotme të opozitës, pasi vijon të jetë i shtruar në spital për shkak të incidentit me policinë.

Të fundit