Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Lulzim Basha është thirrur në Prokurori, me kërcënimin 'të marrim forcërisht', mu në kulm të betejës së tij më të madhe politike. Ky protagonizëm dhe kërcënim që Basha po i bën sistemit, merr edhe përgjigjet reciproke nga kundërshtarët e tij politikë brenda sistemit. Asnjë alarm, kjo është natyra e politikës, por kjo nuk ka pse të na ndalë të flasim për psetë.
Eshtë e ndershme të themi një gjë: Lulzim Basha është lideri më 'i vetmuar' i tranzicionit shqiptar. Kjo, e thënë në një kuptim të tipologjisë. Ai është i vetmuar në premisa fizike-institucionale: ka dalë nga parlamenti bashkë me deputetët e tij; si dhe është mu në buzë të humbjes edhe të vjegës së fundit që e mban të lidhur me çfarëdo lloj pushteti: bashkitë, këshillat bashkiakë dhe njësitë administrative. Po në tipologji, në një krahasim të shpejtë, Basha është i ndryshëm nga liderët e deritashëm të Shqipërisë. Me siguri ai është më pak (ose asapk) komunisti nga të gjithë.
Aleatët e mëdhenj të Shqipërisë që kanë qenë mbështetësit e tij kryesorë, amerikanët, i ka 'kundra', për arsye që ndoshta nuk kanë të bëjnë me të. Për arsye që janë, sa të jashtme, kanë të bëjnë me projeksionin amerikan në Ballkan dhe në botë, sa edhe të brendshme, kanë të bëjnë me pozicionin e Bashës në skakierën danteske të spektrit politik shqiptar.
Pavarësisht këtyre premisave, apo këtij konteksti, apo bash prej tyre, Lulzim Basha është në krye të kësaj beteje që mund të jetë edhe lufta e tij finale. Më datë 17 ai është thirrur në Prokurori 'në emër të Republikës' dhe të akuzës së saj. Vetëm në dukje kështu.
Në tekstin dhe kontekstin e asaj thirrjeje është pikërisht shpjegimi 'i vetmisë' së Bashës. Prokuroia dyshon se ka qenë pikërisht Basha, dhe lidhjet e tij në Prokurori dhe media, që ua ka 'nxjerrë bojën' duke publikuar në gazetën gjermane BILD një pjesë të regjistrimeve të dosjes '339/1. BILD-Leaks ka qenë goditja më e madhe që ka marrë Prokuroria shqiptare, që kur në krye të saj erdhi Arta Marku. Një goditje edhe më të fortë, dhe po aq të drejtpërdrejtë, ka marrë edhe qeveria dhe pushteti i kryeministrit Edi Rama.
Këto dy instrumente të pushtetit janë bërë bashkë për të krijuar një kohezion regresiv, dëmtues, anti-demokratik dhe hakmarrës, dhe për të goditur kryetarin e Opozitës. Në proces ata edhe janë vetëgoditur, sepse kanë zbuluar publikisht atë që po publikisht thuhet, se z. Rama e ka në dorë Prokurorinë, e përdor atë për qëllimet e tij, e me radhë.
Jo vetëm BILD-Leaks e ka kreshpëruar qëllimin e Prokurorisë kundër Bashës dhe eksponentëve të tjerë opozitarë, por edhe 'pritja' që Opozita i ka bërë betimit në Parlament të kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku. Sistemi, që kryeministri preferon ta quajë 'të ri' duket sikur është ngritur për t'i dalë kundër politikanit më të ri të tranzicionit, atij më pak komunistit, me më pak lidhje me të shkuarën i cili, ndryshe nga shumë, është futur në politikë me dy lekë në xhep, me lekët e tij.
Meqë jemi te financat, dhe meqë amerikanët përsërisin shpesh 'nëse do të zbulosh diçka, ndiq gjurmën e parasë' (follow the money), duhet bërë pikërisht kjo edhe këtë herë. Duhen ndjekur paratë. Para që kanë shkuar në drejtim të Amerikës, si formë lobimi për kongresmenë, senatorë apo njerëz të Shtëpisë së Bardhë. Lulzim Basha ka dashur një 'pamje' favorizuese të administratës amerikane për Partinë Demokratike dhe kuazat e saj, por ta pret mendja, edhe Shqipërinë. E bëjnë këtë të gjitha qeveritë, opozitat dhe kompanitë në botë. Aksesi te administrata amerikane është monedha me vlerën më të lartë në botë.
Edhe pse Basha nuk ka arritur, me sa duket, ta sigurojë këtë 'favorizim amerikan', nuk ka dyshim: këto janë paratë që Basha dhe Partia Demokratike kanë shpenzuar më mirë në jetën e tyre. Qëllimi ka qenë bindja e vendit më demokratik të botës, partnerit më të mirë dhe më të fortë të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara, për të dëgjuar një zë. Të gjithë të vegjlit e botës, të gjitha minorancat e kanë bërë këtë. Dhe, Amerika, shpesh, është vonuar, por kurrë nuk ka harruar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38