Flash News

KRYESORE

Dollari arrin vlerën më të ulët në Shqipëri, sot u këmbye me 110.67 lekë

Dollari arrin vlerën më të ulët në Shqipëri, sot u

Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata që duan të shkojnë ose të  blejnë një produkt në ShBA. Gjatë ditës së sotme monedha amerikane ka arritur nivelin më të ulët jo vetëm të këtij viti por edhe që nga tetori i 2014-s. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një dollar sot u këmbye me 110.67 lekë, me një rënie prej 0.69 lekësh nga dita e djeshme. Pra sot, për të blerë 100 dollarë duhen 11 mijë lekë, ndërsa për të njëjtën sasi dollarësh, në janar nevojiteshin rreth 13 mijë lekë. Pra, kursimi është rreth 2 mijë lekë. Rënia e dollarit i bën importet e produkteve që blihen me këtë monedhë më të lira. Kursimi më i lartë është për naftën. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 20% e importeve blihen me dollarë. 

Dollari arrin vlerën më të ulët në Shqipëri

Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata që duan të shkojnë ose të  blejnë një produkt në ShBA. Gjatë ditës së sotme monedha amerikane ka arritur nivelin më të ulët jo vetëm të këtij viti por edhe që nga tetori i 2014-s. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një dollar sot u këmbye me 110.67 lekë, me një rënie prej 0.69 lekësh nga dita e djeshme. Pra sot, për të blerë 100 dollarë duhen 11 mijë lekë, ndërsa për të njëjtën sasi dollarësh, në janar nevojiteshin rreth 13 mijë lekë. Pra, kursimi është rreth 2 mijë lekë. Rënia e dollarit i bën importet e produkteve që blihen me këtë monedhë më të lira. Kursimi më i lartë është për naftën. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 20% e importeve blihen me dollarë

Të fundit