Dom Gjergj Meta: Në kazino luajnë pasanikët e “pistë”

Duke diskutuar për problemet sociale në vend, Gjergj Bojaxhi thotë se shpesh në kazino luajnë ata që shfrytëzojnë gratë e tyre si skllave në punë, ndërsa prifti Dom Gjergj Meta i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se shpesh në kazino luajnë ata që nuk i kanë fituar me djersë paratë e tyre.

Bojaxhi: Nuk i heqin kazinotë sepse marrin të ardhura. Po ato të ardhura nga i marrin? Nga këta baballarë që gruaja punon si skllave dhe harxhon lekë.

Gjergj Meta: Është edhe pare e pistë. Janë edhe shumë njerëz që i kanë fituar paratë në mënyra të ndryshme sepse një që i ka fituar me djersë të ballit, nuk shkon atje. Ka shumë njerëz, që janë pasanikët e “pistë” që shkojnë e lënë qindra e mijëra euro.

Bojaxhi: Nuk është se kemi 5 kazino dhe shkojnë këta njerëz. Ne kemi lojëra fati në çdo rrugicë./Ora News