Flash News

KRYESORE

Dom Gjergj Meta reagon për vajzën që u arrestua pasi përhapi panik: Është qytetare e mirë, të lirohet

Dom Gjergj Meta reagon për vajzën që u arrestua pasi përhapi

Kleriku katolik Dom Gjergj Meta ka reaguar për arrestimin e Xhuljana Aliajt, e cila u vu sot në pranga për shkak se përhapi panik në rrjetet sociale për situatën e tërmetit.

Gjergj Meta, përmes një reagimi në Facebook tregon se e njeh personalisht vajzën dhe bën i bën thirrje policisë ta lirojë.

Reagimi i Dom Gjergj Metës

Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në fb është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar.

Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde.

U kërkoj autoriteteve dhe uroj që policia ta lërë të lirë menjëherë.

Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj.

Dom Gjergj Meta

Arrestohet në flagrancë 25 vjeçarja nga Durrësi, policia: Përhapi panik me përmbajtje të rreme në FB

Të fundit