Flash News

KRYESORE

Domethënia e gjoksit gjigand në tarracën e një ndërtese në Londër

Në Ditën Botërore të Nënës në Mbretërinë e Bashkuar, në Shortditch ishtë një gjoks gjigand i vëndosur në majë të një ndërtese. Gjoksi nuk ishte i vendosur atje për të shkaktuar shok apo frikë. Ai ishte vendosur aty për të vënë theksin në një çështje shumë delikate.

“Është e vështirë të besohet se në vitin 2017, nënat e Mbretërisë së Bashkuar ende ndihen të gjykuara kur ushqejnë fëmijët e tyre në publik, me shishe apo me gji,” thotë një blog post nga Mother London.

 Një pjesë e iniciativës së Mother London, ku agjencia përpiqet të zgjidhë një problem ose të nxjerrë në pah një çështje ku ai ndihet i apasionuar, përfshin përpjekjen e ekipit krijues për të ndihmuar gratë që mund të ndihen në siklet ose të gjykohen duke ushqyer foshnjat e tyre në publik. Projekti është “një festë e drejtë e çdo gruaje për të vendosur se si dhe ku ato do të ushqejnë fëmijët e tyre, pa u ndjerë në faj apo të zëna ngushtë në lidhje me zgjedhjet e tyre prindërore,” thotë posti i agjencisë. Diçka mjaft e natyrshme siç është të ushqyerit e fëmijëve (nëpërmjet gjirit ose ndryshe) të kthehet në një pikë stresi për gratë në vitin 2017 duket diçka absurde. Pse duhet t’i interesojë dikujt mënyra se si një grua është duke ushqyer fëmijën e saj? Por presionet shoqërore janë shumë reale dhe është e vështirë të injorosh shikimet apo komentet e njerëzve. Ndoshta një gjoks në mes të Londrës mund t’i shtyjë njerëzit në një bisedë në lidhje me të ushqyerit me gji në publik.

Të fundit