Flash News

KRYESORE

Domethënia e ngjyrës së verdhë tek thonjtë dhe si ta zhdukni atë

Domethënia e ngjyrës së verdhë tek thonjtë dhe si ta

Edhe pse mund të duket e çuditshme, thonjtë dhe shëndeti i tyre tregojnë shumë për gjendjen tonë shëndetësore.

Ngjyra e verdhë e tyre mund të reflektojë një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes, probleme me organet ose bronkit kronik.

Më poshtë do të shihni disa nga shkaktarët e ngjyrës së verdhë tek thonjtë dhe disa këshilla për të mos i pasur më të tillë:

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është shkaku më i zakonshëm i thonjve të verdhë. Megjithatë, në qoftë se ju vendosni që mos të lini duhanin të paktën përpiquni që të mos e mbani gjatë gjithë kohës në dorën tuaj.

Problemet shëndetësore

Problemet shëndetësore  pamja e verdhë e thonjve mund të jetë për shkak të disa problemeve shëndetësore si për shembull sëmundja e mëlçisë, veshkave ose sëmundjeve të mushkërive, diabeti, mangësi hekuri dhe zinku, infeksionet fungale. Thonjtë bëhen të errët të verdhë dhe ngjyrë kafe të çeltë, dhe zhvishen e mbajnë erë të pakëndshme.

Manikyri jo i rregullt i thonjve

Manikyri jo i rregullt i thonjve thonjtë zakonisht bëhen të verdhë, kur janë të ekspozuar ndaj toluenit, formaldehidit dhe dibutylphthalate, komponentët që gjendën në ngjyra të thonjve. Përdorimi i pavend i manikyrit të thonjve, veçanërisht nëse ato janë me ngjyrë të errët, lënë njolla në thonj.

Si të largoni ngjyrën e verdhë:

Zhytini thonjtë për pak minuta në lëng limoni të freskët në të cilin duhet të keni shtuar edhe pak sodë buke. Acidi i lëngut të limonit i kombinuar me sodë ndihmon në heqjen e ngjyrës së verdhë.

Solucionet për protezën e dhëmbëve jo vetëm që janë të mira për zbardhjen e dhëmbëve, por mund të bëjnë mrekulli me thonjtë e verdhë. Futeni tabletën në ujë dhe në atë lëng mbajini thonjtë tuaj për disa minuta.

Të fundit