Donacionet për tërmetin, Minxhozi: Nëse do merrnim 100- 200 milion euro, Rama nuk do pinte dot as një kafe

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ”Real Story” në News24, duke komentuar shifrën e donacioneve për tërmetin tha se në rast se ngaKonferenca e Donatorëve do të merrej një shifër modeste prej 100- 200 milionë eurosh dhe jo 1.15 miliardë euro atëhere Rama nuk do të pinte dot një kafe në Krujë, Thumanë, Laç apo Durrës.

Ai arsyetoi se qeveria mori një angazhim që nuk e dinte dhe vetë nëse do e mbante apo jo, duke u premtuar qytetarëve banesa të reja dhe brenda 2020.

Nëse bota do të na dhuronte një shumë modeste në Bruksel ku 100- 200 do të ishin grante ne sot do të ishim përballë një situate që Rama nuk do pinte  një kafe dot as në Krujë, as në Durrës as në Thumanë.

Kjo pasi qeveria i kishte premtuar shtëpitë banorëve të prekur nga tërmeti brenda 2020. Qeveria mori një angazhim që nuk e dinte se do e mbante dot. Ajo mundi që financiarisht që në letër të mbulojë nevojat por edhe të arrijë diçka më tepër. Aspekti humanitar u zgjidh, tani duhet zgjidhur edhe ai politik. Instrumentalizim politik të thuash disa janë grante disa janë kredi. Rezultatet e Brukselit ishin një tavolinë e madhe që i dha shpresë Shqipërisë për të zgjidhur një hall aq të madh”, tha Minxhozi.