Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Donald Lu: 20 familje kriminale dominojnë vendin. Ka shumë Shullazë e Lul Berisha në Shqipëri!
Ambasadori amerikan Donald Lu vijon kritikat e ashpra kunder sistemit te drejtesise ne vend. Ai risolli në vëmendje rastin e gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi, si dështim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Teksa foli në 20-vjetorin e shkollës së Magjistratures, Lu foli me emra, duke u ndalur te Shullazi, Lul Berisha, Klement Balili, ai fajesoi drejtesine dhe gjithe instituciinet pergjegjese per situaten ne vend.
Ja fjala e plotë LU:
“Në këtë sallë ka dy grupe, një grup me shumë përvojë grupi i parë, po për mua grupi i dytë e më i rëndësishëm janë të rinjtë me shpresë e optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Vitin e kaluar njoha Fildes Hafizin në diplomimin e saj. Sistemi gjyqësor i Shqipërisë e la në baltë Fildesin, dështoi duke lënë burrin e saj jashtë burgut. Vdekja e Fildesit s’duhet të shkojë dëm, por të jetë optimizëm për t’i dhënë drejtësi popullit shqiptar. Vettingu fillon javën që vjen. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që larguan kriminelët nga Parlamenti.
Ky institucion në 2017 është më i mirë se i vitit 2013. Lufta kundër krimit të organizuar, derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg kanabis do të ketë sërish.
Katër klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare, që dominojnë aktivitetet kriminale.
Por sfida më e madhe është ende para Shqipërisë, deri sa peshqit e mëdhenj të arrestohen e futen në burg. Cfarë dimë për problemin e krimit në Shqipëri?
Ne vend janë 4 klane që kontrollojnë 20 familjet kriminale. Dominojnë trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, pastrimi i parave, vendi është në rrezik domethënës nga pastrimi i parave
Janë disa emra të famshëm kriminelësh si trafikanti i dënuar Shuallazi që media pretendon se ai bën trafik droge dhe arme nga qelia. Lul Berisha, që gabimisht u lirua nga burgu, kjo coi në arrestimin e drejtorit, por ai në mënyrë të mistershme ndihet i lirë. Kelement Balili, i kërkuar nga Greqia dhe DIA, por që ka prej 18 muaj i lirë, prej paaftësisë së policisë, prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Ka edhe të tjerë Shullazë, Klemend Balilë dhe Lul Berishë në Shqipëri.
Si do t’i mundim drejtuesit e fortë të krimit të organizuar, rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht. Në vend janë ndaluar 1349 persona për kundravajtje të lidhur me trafikimin e drogës, më pak se 100 u cuan te Krimet e Rënda, më shqetësues është se kemi zero arrestime, cështje penale për ndonjë peshk të madh për trafikun e drogës.
Kjo situatë ishte edhe në SHBA me “Alkaponen”, por Task Forca me policinë e prokurorinë punuan së bashku.
S’ka për të qenë e lehtë, me gjasë do jetë luftë e egër. Në 2016, pati 72 bomba në makina si pjesë e luftës së grupeve mafioze. Besojmë se është koha që qeveria t’i shpallë luftë krimit të organizuar. Ushtarët më të rëndësishëm të kësaj lufte do jenë të diplomuarit e Magjistraturës."