Flash News

KRYESORE

Donald Lu dha alarmin në Tiranë, Edi Rama niset për në SHBA

Donald Lu dha alarmin në Tiranë, Edi Rama niset për në SHBA

Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Shqipëri, por është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është lajmi i pakonfirmuar ende që po qarkullon në disa portale dhe rrjetet sociale, ndërkohë që pretendimet për arsyet e vizitës janë të ndryshme.

Rama nuk është bërë ‘i gjallë’ që pas deklaratës së ashpër që ambasadori amerikan, Donald Lu, bëri ditën e djeshme kur kërkoi angazhimin maksimal të qeverisë në goditjen e katër klaneve mafioze që veprojnë në Shqipëri.

As nga ministrat apo deputetët e PS nuk është bërë ndonjë deklaratë, ndërkohë gazetarët kanë ‘harruar’ të pyesin për akuzat Lu-së ministrat Ditmir Bushati dhe Olta Xhaçka në konferencat që ata zhvilluan sot me homologët nga Luksemburgu dhe Polonia.

Të fundit