Flash News

KRYESORE

Donald Lu i vendos kufijtë Edi Ramës: Fol në emrin tënd!

Donald Lu i vendos kufijtë Edi Ramës: Fol në emrin tënd!

Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka reaguar në lidhje me akuzat për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj. Në një prononcim për mediat ambasadori amerikan i vë kufinjtë kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së tij të fundit.

Ai shprehet se po shqyrtojnë pretendimet për Agron Xhafaj dhe se duhet të flasë vetëm në emër të tij.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”, ka deklaruar Ambasadori Lu.

Ndërsa ditën e djeshme, në lidhje me akuzat e PD-së ndaj vëllezërve Xhafaj Rama u shpreh, “E si ka mundësi që ndërkohë që shpërtheu ky zbulim sensansional Ambasadori Amerikan nuk i’u referua hiç këtij fakti tronditës sipas tyre, por u detyrua të mbajë qëndrim publik lidhur me një fakt tjetër që përsëri këta na akuzuan ne, mua personalisht, pas lëvizjes së kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. A mund ta përfytyrojë kush se nëse do kishte një fije të vërtete në goditjen e këtyre për lëvizjen e kreut të Prokurorsisë do të kishte dalë miku ynë i shtrenjtë, njohësi i kudondodhur i proceseve tona për të vënë drejtësinë në këtë vend…nuk diskutohet".

Të fundit