Flash News

KRYESORE

Donald Lu me mision të veçantë në Kirgistan, pa ‘peshq të mëdhenj”

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu vijon misionin e tij në shtetin aziatik të Kirgistanit. Lu është bërë promotor i një fushatë për mësimin e gjuhës angleze nga qytetarët vendas në një konferencë ku morën pjesë 150 mësues nga i gjithë vendi.

“Konferenca mbuloi tema të tilla si: aftësitë e shkrimit; politikën e arsimit; mësimdhënien e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës; prirjet moderne të Azisë Qendrore në arsim; dhe duke përfshirë artin në klasa të gjuhës angleze”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Kirgistan.

Gjatë 3 viteve të qëndrimit në Shqipëri, Lu premtoi vazhdimisht arrestimin e politikanëve të korruptuar, të ashtuquajtur “peshq të medhënj”, duke dale edhe me emra konkret në pubik, por misioni i tij nuk u realizua.

Përfaqësia më e rëndësishme diplomatike të rruga e ‘Elbasanit’, aktualisht drejtohet nga zv/ambasadorja Leyla Moses-Ones, prej 1 viti.

Të fundit