Flash News

KRYESORE

Donald Lu rrëfen bisedat private me Ramën: Ankohet fort...

Donald Lu rrëfen bisedat private me Ramën: Ankohet fort...

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka rrëfyer se kryeministri Edi Rama preferon t’i ankohet privatisht për kritikat që ai bën ndaj socialistëve. Ndërsa opozita, ka thënë Lu për ‘Mapo’, pëlqen të flasë publikisht për pakënaqësinë e tyre në disa raste.

“Edi Rama ankohet fort se sa i padrejtë kam qenë ndaj tij dhe socialistëve, por e bën këtë privatisht. Opozitës i pëlqen të tregojë publikisht se disa herë janë të pakënaqur me pozicionet e Qeverisë së SHBA. Është e drejta e tyre”, ka deklaruar Lu.

Sa i përket akuzave ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Lu është shprehur se ka nxitur kryeprokuroren Arta Marku që ta çojë përpara këtë çështje.

“Akuzat specifike kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze dhe meritojnë një hetim tërësor dhe, nëse provohen, ndjekje penale të shpejtë. Kemi nxitur Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme dhe kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ta çojnë këtë çështje përpara pa anshmëri politike apo si përgjigje të presionit politik”, ka thënë Lu.

Të fundit