Flash News

KRYESORE

Donald Lu i vendos afat të qartë Edi Ramës: Ke kohë deri në fillim të vitit; për herë të parë do hamë ‘peshqit e mëdhenj’

Donald Lu i vendos afat të qartë Edi Ramës: Ke kohë deri

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu i ka vendosur një afat të qartë kryeministrit Edi Rama sa i përket nisjes së ndjekjes penale të atyre që konsiderohen si ‘peshqit e mëdhenj’. Duke folur në aktivitetin e nisjes së operacionit “forca e ligjit”, Lu theksoi se ky plan agresiv i qeverisë shqiptare duhet të përfundojë me arrestimin e këtyre zyrtarëve të lartë të lidhur me krimin.

“Ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështesë krijimin e institucioneve të reja. Një tjetër ekip i specializuar për krimin transkombëtarë do të punojë në Shqipëri për disa muaj. Ne flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne presim që ky plan agresiv i qeverisë Shqipërisë të përfundojë me ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Partnerët ndërkombëtarë të Shqiopërisë e presin këtë. Populli shqiptar e pret dhe e kërkon këtë. Ju keni një shprehje në shqip, dielli duket që në mëngjes. Krimi po bëhet serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare”, tha ambasadori amerikan.

Sipas Donald Lu-së, askush nuk mund të mohojë lidhjet e krimit me politikën në Shqipëri, duke përmendur rastet e Arben Ndokës dhe Mark Frrokut. Gjithsesi, ai shtoi se ky fenomen nuk është problem vetëm i një partie, por problem që ka pllakosur të gjithë politikën shqiptare. Duke iu referuar një shprehje popullore shqiptare, Lu tha se për herë të parë në Shqipëri ‘do hamë peshkun e madh’.

“Ajo që dim gjithashtu është se Shqipëria ka një problem mes lidhjeve të kriminelëve dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë, kujtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut apo Elvis Rroshit. Nuk është problem i një partie, por një problem që ka pllakosur politikën shqiptare. Asnjë nuk është mbi ligjin. Në gjuhën shqipe ju thoni që peshku i madh e ha të voglin, por për herë të parë në Shqipëri do të hamë peshkun e madh”, u shpreh ambasadori Lu.

 

Të fundit