Flash News

KRYESORE

Donald Trump bën testin për koronavirus

Donald Trump bën testin për koronavirus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se edhe ai e ka kryer sot testin për Covid-19 dhe është në pritje të rezultateve. Sipas “Fox News”, presidenti Trump e ka bërë publik këtë lajm në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Ai po ashtu tregoi në konferencë se ka matur temperatirën dhe ishte mirë. Temperatura i është matur dhe stafit të presidentit.

“Unë bëra analizën, dëgjova fjalën tuaj”, - u shpreh presidenti Trump.

Presidenti i SHBA-ve ka qenë në kontakt me persona të ndryshëm që më vonë kanë rezultuar me COVID-19 dhe kjo nxiti mendime se edhe ai mund të jetë prekur me koronavirus dhe duhet të karantinoret.

Të fundit