Flash News

KRYESORE

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij konfirmohen pozitivë me Covid-19

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij konfirmohen pozitivë me Covid-19

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai dhe Zonja e Parë Melania Trump, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus  dhe tani do të karantinohen.

Trump, i cili është 74 vjeç, hyn tek personat me rrezik  të lartë.

Ai vetë shkroi në twitter: "Ne do ta kalojmë këtë së bashku".

Kjo vjen pasi Hope Hicks, një nga këshilltaret  tij më të afërta, rezultoi pozitive me covid.

31 vjecarja udhëtoi me Trump në Air Force One në debatin e parë presidencial televiziv përballë Joe Biden në Ohio, të martën.

Mjeku i presidentit Trump, Dr Sean Conley, tha se presidenti dhe zonja e parë ishin "të dy mirë me shëndet, dhe ata po planifikojnë të qëndrojnë brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë përmirësitmit së tyre".

"Të jeni të sigurt, unë pres që presidenti të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit dhe unë do t'ju mbaj të azhurnuar për çdo zhvillim të ardhshëm," tha ai në një deklaratë.

 

Të fundit