Flash News

KRYESORE

Donald Trump frymëzohet nga "Game of Thrones" për postimet në Twitter, HBO i del kundër

Donald Trump frymëzohet nga "Game of Thrones" për postimet
Mesa duket presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është, njësoj si gjithë bota, i apasionuar pas sagës së "Game of Thrones" i cili vetëm të dielën e kaluar ka transmetuar në HBO serinë e parë të sezonit të 8 dhe final. Ai shpesh herë ka përdorur thënie apo dizajnë nga GOT (Game of Thrones) për të përcjellë mesazhet e tij politike. Por në fakt HBO nuk është dakord me këtë. Kujtojmë se në nëntor ai postoi në Twitter foton e tij me shkrimin njësoj si dizajnet  GOT, ku lexohej:
Sanksionet po vijnë.
E pas kësaj HBO u përgjigj me një deklaratë: 
Ne nuk ishim në dijeni të këtyre mesazheve, dhe do të preferonim që marka jonë të mos keqpërdoret për qëllime politike.
Ndërkohë, vetë Twitter thumboi:
Si thuhet në gjuhen dothraki keqpërdorim të markës?

How do you say trademark misuse in Dothraki?

— House Box Office (@HBO) November 2, 2018 Por mesa duket të gjitha këto përpjekje kanë qenë për asgjë. Në janar, Trump përsëri 'goditi' me një meme të re duke thënë:
Muri po vjen
Dhe ja ku jemi përsëri. Më herët këtë muaj, Warner Bros arriti të fshinte një nga videot  e paautorizuara të  Trump në Twitter, për shkak të përdorimit të një pjese nga "The Dark Knight Rises". Por sa duket HBO do të ketë një periudhë të vështirë me një rast të ngjashëm. HBO ka publikuar ndërkohë një tjetër deklaratë: "Megjithëse ne mund ta kuptojmë entuziazmin për Game of Thrones tani që edhe jemi në sezanin final, ne ende preferojmë që prona jonë intelektuale të mos përdoret për qëllime politike."

Të fundit