Flash News

KRYESORE

Donald Trump i ka propozuar katër shteteve pushtimin e Venezuelës

Donald Trump i ka propozuar katër shteteve pushtimin e Venezuelës

“Me shthurjen e shpejtë të Venezuelës që po rrezikon sigurinë rajonale, pse SHBA nuk e pushton këtë vend problematik?”

Ishte kjo pyetja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë mbledhjes në zyrën Ovale, që shtangu ish-Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson dhe ish-këshilltarin për sigurinë, H.R. McMaster, raporton Associates Press (AP).

Dy zyrtarët e lartë kanë kërkuar që Uashingtoni të përqëndrohet në sanksionet kundër Venezuelës sepse pushtimi do të minonte mbështetjen e SHBA-së në Amerikën Latine.

Sipas burime të AP, Trump e ka diskutuar këtë çështje me katër shtete latine, përfshirë Kolumbinë, por nuk ka gjetur përkrahje.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar dhe djali i presidentit Nicolas Maduro, i cili ka paralajmëruar se nëse sulmohet vendi i tij, venezuelianët do të pushtojnë Shtëpinë e Bardhë.

Të fundit