Flash News

KRYESORE

Donald Trump: Jam i gatshëm të zhvilloj një bisedë telefonike me Kim Jong-un

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se ishte i hapur për të zhvilluar një bisedë telefonike me liderin Koresë së Veriut, Kim Jong-un.  Trump shprehet besimplotë se afrimi i Koresë së Veriut me Korenë e Jugut do të ishte pozitive.

Trump takoi në Camp David liderët republikanë, ku u ndal edhe tek çështja e afrimit diplomatik mes dy Koreve me rastin e Lojërave Olimpike dimërore që do të zhvillohen në Pyeongchang në datat 09-25 shkurt.

Presidenti amerikan tha se po ndjek nga afër procesin për të cilin u shpreh pozitiv.

”Ky është vetëm fillimi. Nëse rezulton me diçka konkrete, do të jetë një gjë pozitive për tërë njerëzimin”, theksoi presidenti amerikan.

I pyetur të komentojë për një bisedë eventuale me liderin e Koresë së Veriut, Trump u përgjigj se “gjithmonë besoj te bisedimet. Do ta realizoja pa probleme”.

Të fundit