Flash News

KRYESORE

Donald Trump kritika ndaj FBI-së pas masakrës në Florida

Donald Trump kritika ndaj FBI-së pas masakrës në Florida

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur kritika për në adresë të FBI-së pas masakrës së ndodhur në një shkollë të mesme në Florida.

Në një mesazh në Twitter, Trump shkruan se FBI “po shpenzon shumë kohë duke u përpjekur për të provuar lidhjet ruse me fushatën presidenciale”.

FBI kishte pranuar se nuk kishte vepruar pas paralajmërimeve për autorin e sulmit me armë në gjimnazin në Parkland, ku u vranë 17 studentë.

“Është shumë e trishtueshme që FBI nuk i ka marrë sinjalet që kanë të bëjnë me vrasësin e shkollës së mesme. Kjo nuk është e pranueshme”, shkruan Presidenti amerikan.

 

Të fundit