Donald Trump rrallë pëlqen dikë, por Rihanna “i prishi” mendjen presidentit

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shumë aktiv në rrjetet sociale. Por më së shumti në Twitter, ku thuajse çdo ditë, apo disa herë në ditë, poston reagime, kritika apo qëndrime personale të tij.

Por, rrallë pëlqen dikë. Po kur bëhet fjalë për Rihanna-n, ndryshon “loja”.

Shkrimtarja Heben Nigatu ka publikuar të hënën një pjesë të intervistës që Rihanna dha për revistën “Interview”. Në këtë shkrim Rihanna thoshte se duhet të gjesh kohën për veten, pasi këtu varet edhe shëndeti yt mendor:

“Kam një marrëdhënie te re dhe kjo ka rëndësi për mua. Thoja ‘Unë duhet ta gjej kohën për këtë.” Ashtu siç unë ushqej bizneset e mia, duhet ta ushqej edhe këtë. I mbyll gjërat për dy- tre ditë. Në kalendarin tim tani kemi një “P”, që do të thotë ditët personale. Kjo është një gjë e re”.

Shkrimtarja kishte shpërndërë këtë shkrim të Rihanna-s, për të cilën shkruante se është Mbretëreshë.

Kjo i ka pëlqyer shumë presidentit Trump pasi e ka shtuar në listën e pëlqimeve të tij, të cilat tani bashkë me Rihanna-n, u bënë 8.