Flash News

KRYESORE

Donald Trump shkarkon nga detyra Rex Tillerson, ky është Sekretari i ri i Shtetit

Donald Trump shkarkon nga detyra Rex Tillerson, ky është Sekretari i

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shkarkuar sot nga detyra e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson. Ai ishte emëruar në këtë post pas zgjedhjes së Trump president.

Vendin e Tillerson do e zërë Mike Pompeo që deri më tani ka drejtuar CIA-n.

“Mike Pompeo, drejtori i CIA-s, do të bëhet Sekretari i ri i Shtetit. Ai do të bëjë një punë fantastike! Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin! Gina Haspel do të jetë drejtoresha e re e CIA-s, e para femër që zgjidhet në këtë post. Urime për të gjithë”, shrkuan Trump në ‘Twitter’.

Shkarkimi i Tillerson nga posti i Sekretarit të Shtetit ishte paralajmëruar nga mediat që në muajin dhjetor të 2017-ës, por vendimi është marrë sot.

Të fundit