Flash News

KRYESORE

Donald Tusk vjen sot në Tiranë, me kë pritet të takohet në mesditë

Donald Tusk vjen sot në Tiranë, me kë pritet të takohet

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sot vjen në Tiranë. Mësohet se zyrtari i lartë i BE në orën 15:00 pritet të takojë kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Tusk vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ende nuk dihet nëse pjesë e axhendës së tij do të jetë diskutimi për krizën politike, në të cilën vendi ndodhet prej më shumë se 7 muajsh.

Përveç Shqipërisë, Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, për t’u takuar me krerët e politikës atje.

Vendimi për Shqipërinë si dhe Maqedoninë e Veriut do të jepet më 18 tetor.

Më herët në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Hahn, tha se Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave.

Të fundit