Flash News

KRYESORE

Doni të studioni në ShBA? Ambasada amerikane në Tiranë ju udhëzon si të përfitoni nga programi ri

Doni të studioni në ShBA? Ambasada amerikane në Tiranë ju

Ambasada amerikane në Tiranë ka vënë në dispozicion një program konkret për studentët dhe të rinjtë që janë të interesuar të studiojnë jashtë, e konkretisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e ShBA në Tiranë fton të gjithë studentët që të aplikojnë në  programin Global UGrad, që prej ditës së sotme.

“Jeni studentë të vitit të 1-rë ose të 2-të dhe jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara për një semestër? Aplikimet për programin Global UGrad janë hapur. Ejani së bashku me stafin e Ambasadës Amerikane dhe ish studentë të Global UGrad për të mësuar më shumë mbi këtë program dhe mbi procesin e aplikimit. Sot, në stendën e Ambasadës Amerikane, në katin e dytë të Panairit të Librit të Tiranës, nga ora 18:00 deri në orën 19:00”, sqaron ambasada e ShBA.

Të fundit