Flash News

KRYESORE

Doni të udhëtoni drejt Gjermanisë? TIA jep njoftimin e rëndësishëm; dokumentet që nevojiten për kalimin e sigurt

Doni të udhëtoni drejt Gjermanisë? TIA jep njoftimin e

Aeroporti "Nënë Tereza" bën të ditur listën e dokumenteve të cilat iu nevojiten shtetasve shqiptarë të cilët vendosin të udhëtojnë drejt Gjermanisë, për të vizituar bashkëshortin apo bashkëshorten, që është më leje-qëndrimi EU.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, TIA për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve sqaron se dokumentet që nevojiten për kalimin e sigurt janë:

1) Certifikatë martese me vulë apostile

2) Certifikate familjare me vulë apostile

3) Fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes

4) Biletat vajtje-ardhje

5) Kontrata e shtëpisë në Gjermani

6) Konfirmim me email nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja resident.

7) Kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Gjermani, për të vizituar bashkëshortin apo bashkëshorten, që është më leje qëndrimi EU. ????

Dokumentet që kërkohen (lista ka vetëm qëllim reference dhe asistence)

1) Certifikatë martese me vulë apostile

2) Certifikate familjare me vulë apostile

3) Fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes

4) Biletat vajtje-ardhje

5) Kontrata e shtëpisë në Gjermani

6) Konfirmim me email nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja resident.

7) Kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.

Bëjmë me dije se kjo listë është vetëm referuese, për të patur një përgjigje të përafërt për qindra pyetje në inbox. Theksojmë se ky është një informacion i mbledhur nga TIA, për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe familjarëve dhe nuk mund të quhet dokument zyrtar.

Eshtë e rëndësishme të kuptohet që kalimi i kufirit shqiptar dhe hyrja në kufirin gjerman mbetet në diskrecionin e policisë kufitare të të dy vendeve.

Të fundit