Flash News

KRYESORE

Donika Prela ‘refuzon’ rikthimin në Durrës, kërkesë KLP-së për t’u emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme

Donika Prela ‘refuzon’ rikthimin në Durrës,

Drejtuesja e Komanduar e Krimeve të Rënda, Donika Prela ka kërkuar të emërohet në Prokurorinë e Përgjithshme, ose në atë të Apelit në Tiranë, pasi me krijimin e SPAK ky organ pritet të shkrihet.

Përmes një shkrese të drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë në ditët e para të tetorit, Prela në mënyrë indirekte refuzon rikthimin e saj në Prokurorinë e Durrësit, ku ajo është e emëruar zyrtarisht dhe kërkon të qëndrojë në Tiranë.

Megjithatë, sipas ‘news 24’, kërkesa e Prelës i është përcjellë Komisionit të Karrierës për shqyrtim dhe më pas pritet të komunikohet edhe vendimi nga ana e KLP.

Të fundit