Flash News

KRYESORE

"Donin të humbisnim, fituam dhe do të tërhiqemi nga Kupa", - shpërthen Klopp

"Donin të humbisnim, fituam dhe do të tërhiqemi nga

Trajneri Jurgen Klopp po vazhdon me fitore këtë sezon. Liverpooli kryeson, por kaloi dhe Arsenalin në Carabao Cup. Kalendari është shumë i ngjeshur dhe gjermani ka shpërthyer kundër Premier Leagues.

"Nëse ata nuk do të na gjejnë një datë të mirë, jo në 3 të mëngjesit në ditën e Krishtlindjeve, ne nuk do të luajmë. Ata duhet të mendojnë për këto gjëra. Kur ke një kalendar që një skuadër nuk mund t'i luajë të gjitha ndeshjet, duhet menduar diçka e tillë. FIFA thotë se ne duhet të luajmë në botërorin e klubeve, ne do e bëjmë. Premier League thotë se duhet të luajmë, ne po luajmë, ashtu si në Carabao Cup.

"Ne nuk do të biem viktimë e këtij problemi. Ne luajtëm të mërkurën dhe donim të fitonim, fituam. Nëse ata nuk rregullojnë kalendarin ne nuk do të luajmë në raundin tjetër dhe kundërshtari mund të kualifikohet direkt, ose mund të futet Arsenali sërish. Nuk mund të ndryshoj gjërat. Ne e injoruam këtë problem në ndeshje. Shumë njerëz nga Premier League kanë qëndruar para televizorit duke shpresuar që Arsenali të kalojë, por... Më falni!", - tha Klopp.

Të fundit