Flash News

KRYESORE

Donnarumma nuk duron më turpin, ka 3 opsione për largim

Donnarumma nuk duron më turpin, ka 3 opsione për largim

Humbja 5-0 me Atalantën i ka djegur shumë portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma. Djaloshi e përjetoi keq dhe nuk i kurseu lotët në fund të ndeshjes. Gjasat e tij për largim tani po shtohen.

Donnarumma ka kontratë me "Djallin" deri në vitin 2021. Agjenti i tij po e shtyn të largohet nga Milani. 20-vjeçari me të drejtë nuk mund të pranojë një tjetër sezon të dështuar, plus që Milani nuk luan as në Champions League.

Sipas mediave italiane, Milani deri tani i ka ofruar rinovim me rritje rroge prej 1 milionë eurosh në sezon, por Mino Raiola ka qenë kundër kësaj ideje. Ndoshta po bën presion.

PSG, Real Madrid dhe Juventusi janë tri opsionet e mundshme për të ardhmen e portierit Donnarumma. Ai e ka marrë një ofertë nga madrilenët, por mund të transferohet në Paris.

Të fundit